Rreth Nesh

Elba SHPK është themeluar në vitin 1997 si importues i produkteve kozmetike dhe farmaceutike, por që nga viti 1994 me farmacinë Elda Farmakrem në rrugën e Durrësit.

Sot importues dhe distributor i 12 kompanive nga më të suksesshmet në tregun boteror.

Rruge e gjatë, e vështirë, por absolutisht e bukur për principet mbi të cilat kemi ecur në rrugën e suksesit.

Sukses të madh konsiderojmë futjen për herë të parë në Shqipëri, në vitin 1994 të produkteve dermokozmetike, materialeve mjekësore e ortopedike. Si fillim në farmacinë tonë, Elda Farmakrem.

Kemi futur për herë të parë në Shqipëri, suplementet ushqyese, përpara kësaj në farmaci tregëtoheshin vetëm barna mjekësore.

Kuptohen vështirsitë që kemi hasur në një treg të pa mësuar me produkte te tilla, por dëshira për të bërë gjithmonë më të renë dhe më të mirën, me bindjen që ky treg do të jetë njesoj si të gjithë tregjet më të zhvilluara, bëri që ne sot të jemi lider në importin dhe shpërndarjen e këtyre produkteve.

Celësi i suksesit për në ka qenë kërkimi i produkteve të reja, cilësore dhe me cmimin më të mirë të mundshëm për klientin shqiptar.

Ky raport ndershmërie me klientin, i ruajtur me fanatizëm na është shpërblyer me rritjen e kompanisë në vite dhe me perspektive të qartë e ambicie të mëdha për të ardhmen.

Cdo blerje në kompanine tonë është një investim që klientit i kthehet në cilësi produkti e shërbimi dhe ne cmimin me të mirë të mundshëm krahasuar me të gjitha tregjet.

Elba shpk bashkepunon me farmaci në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Të gjitha produktet mund ti kërkoni në farmacinë tuaj.

 

Informohu per produktet me te reja Vendosni adresen tuaj te e-mailit qe te merrni njoftime nga ne.