Daily Couperose Serum

€26.73
Përkujdesje e vecantë për lëkurat kuperoze, e testuar dermatologjikisht.
Disponibiliteti: Ne gjendje
SKU: 11782

Ky serum delikat është krijuar posacërisht për ti ardhur në ndihmë personave që kanë lëkurë kuperoze. Sensitive Complex forcon sistemin kapilar të lëkurës dhe qetëson irritimet e saj, ndërsa RSC-Neutralizer parandalon dhe redukton skuqjen e lëkurës në mënyrë të ndjeshme. Përbërësit mjaft efektiv sic janë ISIS (forcon barrierën mbrojtëse të lëkurës), alantoina (me efekt anti-inflamator) dhe acidi hialuronik (me efekt hidratues) përmirësojnë dukshmëm pamjen e lëkurës tuaj.

Përdorimi:

Aplikoni serumin në mëngjes dhe në mbrëmje pas pastrimit të fytyrës. më pas aplikoni kremin tuaj të zakonshëm.

Rekomandim:

Lëkurat sensitive janë shumë të ndjeshme ndaj rrezeve të diellit prandaj rekomandohet përdorimi i kremit të diellit Face Guard Advanced pas aplikimit të serumit. Më pas aplikoni kremin e rekomanduar.

Përbërësit:

RSC- Neutralizer: Ka efekt anti-alergjik dhe anti-inflamator dhe është vërtetuar që inhibon lëshimin e citokinave pro-inflamatore LL-37.

Sensitive complex: Ekstrakte bimore shumë aktive të pasur me përbërës aktiv nga Asian marsh pennywort, butcher’s broom, marigolds, geshtenja e kalit dhe rrënja e Liquorices, të cilat qetësojnë të gjitha irritimet e lëkurës (skuqjen, kruajtjen, tendosjen)

Alfa-Bisabolol- Qetëson irritimet dhe ka efekt anti-inflamator.

Alantoina: Qetëson lëkurën dhe redukton skuqjen.

Acid hialuronik me vargje të shkurtra dhe të gjata: Hidraton lëkurën intensivisht.

Sakaride Isomerate: Një kompleks karbohidrati identik me lëkurën, i cili siguron hidratim të zgjatur të lëkurës (72 orë).

ISIS (Isostearyl Isostearate): Një emolient me bazë bimore. Studimet klinike kanë treguar se ai integrohet në lipidet ndërqelizore dhe kështu forcon funksionin barrierë të lëkurës.

Paketimi: 30 ml

Specifikime
Sipas trupitFytyra
Sipas tipit te produktitSerum
Sipas LinjaveJanssen
Informohu per produktet me te reja Vendosni adresen tuaj te e-mailit qe te merrni njoftime nga ne.