Showing 1–16 of 63 results

Acknes cerotti

Acknes cerotti janë leukoplaste të tejdukshëm në formë rrethore, që aplikohen direkt tek zona akneike e fytyrës ose e trupit tuaj me bazë vaj esencial tea tree.

Vaji esencial tea tree tek leukoplastët është një produkt nga Australia, i cili është përdorur në shekuj për vetitë e tij. Ndër të tjera përmbajnë acid azelaik (purifikues) ,Zink (normalizues i yndyrës), Aloe Vera (hidratuese dhe ushqyese) vitaminë A, E, F (shumë të nevojshme për lëkurën).
Falë teknologjisë së vecantë, përbërësit natyralë clirohen në lëkurën e irrituar për 6-8 orë në mënyrë të kontrolluar dhe të përqëndruar duke dhënë rezultate të dukshme që në aplikimet e para.

Perdorimi: Pasi të keni larë dhe tharë lëkurën, vendosni leukoplastët tek aknet ose zonat që doni të trajtoni.

Paketimi: 24 copë

Acknes gel

Acknes gel është xhel transparent për fytyrën me bazë vaj esencial tea tree, i formuluar për lëkurat mikse dhe të yndyrshme me tendencë akneike.
Produkti ideal për të eleminuar shenjat e akneve dhe hiperpigmentimin lëkurës.

Vaji esencial tea tree është një produkt nga Australia, i cili është përdorur në shekuj për vetitë e tij.
Ndër të tjera përmban acid azelaik (purifikues) ,Zink (normalizues i yndyrës), Aloe Vera (hidratuese dhe ushqyese) vitaminë A, E, F (shumë të nevojshme për lëkurën).

Perdorimi: Aplikoni një sasi të vogël xheli në lëkurë të larë dhe të thatë 1 ose 2 herë në ditë.
Mos e aplikoni afër syve, hundës dhe gojës.

Paketimi: 25 ml

Aloe Fresh Sensitive

Pastë në formë xheli 100% natyrale dhe veprim RETARD*, përmban një kombinim unik përbërësish natyral për dhëmbët dhe mishrat e ndjeshëm.

Veprimi RETARD ndodh falë pranisë së karbosimetilkitosan që parandalon krijimin e kariesit.* Veprimi ruan efektin e tij për 5 orë.

Aloe Fresh Smile

Aloe Fresh Smile është një pastë dhëmbësh në formë xheli me përbërës natyral që mbrojnë smaltin kundër baktereve dhe kanë veprim zbardhues.

Aloe Vera Gel con Argan

Xhel Aloe vera me vaj Argani për hidratimin, ushqyerjen, dhe rigjenerimin e lekurës. Këshillohet në rast irritacioni, skuqje dhe djegie gjatë ekspozimit të gjatë në diell.

I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, në formë xheli transparent, jo i yndyrshëm, përthithet totalisht nga lëkura.

Perdorimi: Aplikoni një sasi të mjaftueshme xheli në trup dhe masazhoheni derisa të përthithet plotësisht nga lëkura

Aloe Vera Succo Activ Polpa con Mirtillo

Aloe Vera është suplement ushqimor me bazë xhelin nga gjethja e aloe vera, i cili është përfituar nga një proces shumë delikat tek i cili eleminohet pjesa e jashtme që përmban aloine.

Me bazë vetëm tul dhe lëng nga aloe vera natyrale garanton ruajtje të vetive origjinale me qëllim që të pastrojë organizmin dhe të eleminojë toksinat.

Boronica stimulon qarkullimin e gjakut dhe mbron nga radikalet e lira.
Paketimi mbron produktin nga rrezet UV.

Perdorimi: Këshillohet një masë prej 25 ml 3 herë në ditë, sic është ose e holluar me ujë.

Aloe Vera Succo Massima Forza

Aloe Vera është suplement ushqimor me bazë xhelin nga gjethja e aloe vera, i cili është përfituar nga një proces shumë delikat tek i cili eleminohet pjesa e jashtme që përmban aloine.

Me bazë vetëm tul dhe lëng nga aloe vera natyrale garanton ruajtje të vetive origjinale me qëllim që të pastrojë organizmin dhe të eleminojë toksinat.

Gjendet ne versionin 500 ml dhe 1000 ml.

Perdorimi: Këshillohet një masë prej 25 ml 3 herë në ditë, sic është ose e holluar me ujë.

ALOEDERMAL CREMA ANTI-AGE

Krem ushqyes dhe me veti rigjeneruese, zvogelon demet e shkaktuara nga radikalet e lira dhe lufton shenjat e plakjes. Permireson pamjen e qafes, fytyres dhe dekoltese. Eshte I pasur me ac.laluronik, qelizat staminale Acid.gliciretinik dhe vit.E.

BALSAMICO SHURUP

Shurup me Mjalte Geshtenje, ekstrakte te Propolisit, Altea, Tiglio, Pavero Rosso, Verbasco, Echinacea, Elicriso, Vajra esenciale te Pinomugo, Timo i kuq, Finokut; per rritjen e imunitetit, dhimbjave te fytit, infeksioneve te rrugeve te siperme te respiratore e kavitetit oral. Ben sherim te shpejte te fytit dhe thoraksit.

BATTERIL 900

Batteril 900 është një suplement ushqimor me përmbajtje të farave të qitros (900mg) dhe vaj esencial tea tree (80mg). Produkti ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit mikrobik dhe forcimin e sistemit imunitar kundër patogjenëve, inflamacioneve dhe infeksioneve.

Përdorimi: Rekomandohet 1 tabletë në mëngjes dhe 1 në darkë.
Nuk rekomandohet te gratë shtatzëna, gjatë laktacionit dhe tek fëmijët nën 12 vjeç.

BetterYou™ BoostB12 Oral Spray

Vitamina B12 në formë spraj përmban formën më të pastër të B12 (metilcobalamin) e cila është një formë natyrale aktive që gjendet në metabolizmin e njeriut,e formuluar specifikisht për të rritur nivelin e vitaminës B12 në mënyrë të shpejtë dhe efektive.

4 sprucime përmbajnë 1,200 μg vitamin B12, 40 μg krom dhe 0.5 mg ekstrakt caji jeshil.

  • Ndihmon në formimin e qelizave të kuqe të gjakut
  • Përkujdesje e zemrës
  • Rrit përqëndrimin dhe memorien
  • Mbajtje në normë te metabolizmit të homocisteinës
  • Me shije të këndshme kajsie.
    Kromi ndihmon në mbajtjen e balancës të niveleve të sheqerit dhe redukton lodhjen dhe plogështinë

BetterYou™ DLuxInfant Oral Spray

Vitaminë D spraj oral për foshnja dhe fëmijë nën 3 vjec nga BetterYou™ është formuluar specifikisht për fëmijët nën 3 vjec. Kombinimi delikat i vajit të kokosit me vitaminën D të pastër bën që kjo vitaminë esenciale të transportohet direkt në sistemin e qarkullimit të gjakut, duke   shmangur kalimin në organet e aparatit tretës.

Cdo sprucim ka 400IU (10μg) vitaminë D3

  • Mirëmban kockat dhe dhëmbët
  • Ndihmon në mbrojtjen e sistemit imunitar
  • Ndihmon në ruajtjen e funksionit normal të muskujve

BIO – COLLAGENINA

Pija e bukurisë dhe mirëqënies, me kombinimin më efektiv të Kolagjenit në dozë të lartë (5000 mg) me Acidin Hialuronik dhe përbërës të tjerë si Resveratroli (antioxidant me veprim anti-plakje), ekstrakt nga Boronica, Vitamina C, Zinku dhe Bakri, të dobishëm për një organizëm jo vetëm të bukur, por dhe të shëndetshëm, me shije të këndshme të Guavës Tropikale.

CAFFE VERDE

Integrator ushqimor me baze Cafe Jeshile 500 mg, favorizon metabolizmin. Ka veprim antioksidant, tonifikues dhe kontrollues te peshes.

Cardioplus

Perdoret per te normalizuar presionin e gjakut dhe per te ruajtur funksionin e qarkullimit te gjakut. Permban biopeptidine dhe ekstrakte ulliri.

Cranberry Cyst Pocket Drink

Cranberry Cyst Pocket Drink është suplement ushqimor me bazë ekstraktin e boronicës së kuqe, uva ursinës, vergës së artë dhe cajit jeshil. Ekstraktet e Boronicës së Kuqe ndihmojnë në mirëfunksionimin e rrugëve urinare, drenimin e lëngjeve trupore dhe fluksit urinar.
Ekstraktet e uva ursinës dhe vergës së artë, ndihmojnë në ruajtjen e traktit urinar të shëndetshëm dhe mbrojtjen e organizmit nga agjentët e jashtëm. Çaji jeshil ndihmon në eleminimin e lëngjeve të tepërta të organizmit.

Produkt i përshtatshëm për veganët. Pa gluten. Ëmbëlsues për diabetikët.

Përdorimi: Këshillohet të merret 1 bustinë në ditë pas ushqimit, mund të pihet direkt ose e holluar me ujë. Në rast infeksioni, këshillohen 2-3 bustina në ditë me shumë ujë.