Intense Calming Cream

3 000 Lekë
Krem me veprim 24 orë, për lëkurat sensitive që skuqen, i cili mbron dhe ushqen lëkurat sensitive gjatë ditës dhe ndihmon në rigjenerimin e saj gjatë natës.
Disponibiliteti: Ne gjendje
SKU: 11780

Kompleksi Skin Defence Complex forcon barrierat mbrojtëse të lëkurës, ndërsa bisabololi dhe alantoina reduktojnë tendosjen dhe kruajtjen e lëkurës, duke përmirësuar ndjeshëm gjendjen e lëkurës tuaj. Izomerati i sakaridit dhe acidi hialuronik sigurojnë hidratim të thellë të lëkurës përgjatë gjithë ditës.

Përdorimi:

Aplikoni kremin në fytyrë, qafë dhe dekolte, në mëngjes dhe në mbrëmje pas aplikimit të Intense Calming Serum.

Rekomandim:

Lëkurat sensitive janë të ndjeshme ndaj rrezeve të diellit, prandaj rekomandohet përdorimi i Face Guard Advanced para aplikimit të Intense Calming Cream, për mbrojtje optimale nga dielli.

Paketimi: 50 ml

Përbërësit:

Skin Defence Complex+: Nje fito-kompleks shumë aktiv i krijuar nga vaji i farave të Blackcurrant (i pasur me omega-3, omega-6 dhe acide yndyrore, të cilat reduktojnë inflamacionin dhe riparojnë barrierat mbrojtëse të lëkurës), Platycodon grandiflorus (e pasur me fitosterole, konsiderohet një alternativë bimore e hidrokortizonit dhe redukton inflamacionin) dhe vaj luledielli ( i pasur me acide yndyrore esenciale, mbron dhe rindërton barrierën mbrojtëse të lëkurës, si dhe zvogëlon reaksionet alergjike).

Acidi hialuronik me vargje të shkurtër dhe të gjatë: hidraton intensivisht lëkurën dhe e mbron atë.

Gjalpi Shea: Ushqen lëkurën dhe mbështet funksionin barrierë të saj.

Isostearyl Isostearate: Një emolient me bazë bimore. Studimet klinike kanë treguar se ai integrohet në lipidet ndërqelizore dhe kështu forcon funksionin barrierë të lëkurës.

Skualene: E ngjashme me lipidet natyrale të lëkurës, parandalon dehidratimin dhe zbut lëkurën.

Sakaride Isomerate: Një kompleks karbohidrati identik me lëkurën, i cili siguron hidratim të zgjatur të lëkurës (72 orë).

Alfa- Bisabolol: Qetëson irritimet e lëkurës dhe ka efekt anti-inflamator.

Alantoin: Qetëson lëkurën e irrituar dhe redukton skuqjen.

Vitamine E: Mbron qelizat nga dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira.

Specifikime
Sipas trupitFytyra
Sipas tipit te produktitKrem
Sipas LinjaveJanssen
Informohu per produktet me te reja Vendosni adresen tuaj te e-mailit qe te merrni njoftime nga ne.