Pershkrimi i produktit
Inositoli është një përbërës jo-esencial i grupit të vitaminave B, të cilin mund ta gjejmë në ushqime bimore dhe shtazore. Inositoli është thelbësor në veprimin e insulinës, metabolizmin e yndyrnave dhe në mirëmbajtjen e balancës qelizore të kalciumit.
Në këtë suplement është përdorur forma Mio-Inositol, e cila është forma më e bollshme e këtij përbërësi.
Inositoli gjendet në të gjitha membranat qelizore, me përqëndrimin më të lartë në tru dhe tek sistemi nervor qëndror, ku luan një rol të rëndësishëm në sinjalizmin e neurotranmetuesve.