KIT BODY IN FORMA GIANLUCA MECH – 15 DAYS

L17,000

S’ka stok

Out of stock

SKU: 11778

Pershkrimi i produktit

Program i integruar 15 ditor për mirëqënien tuaj të plotë.

permban

METABOLICPLUS 30 tableta Përshpejton metabolizmin, stimulon metabolizmin e yndyrnave dhe ekuilibron peshën trupore. Përmbajtja: portokall I hidhur, kafe jeshile, Coleus Blumei Hybrids, L-Karnitinë, kanellë, manjola, centella, dëllinjë
ADIPATPLUS 30 tableta Stimulon metabolizmin e yndyrnave dhe kontrollon ndjenjën e urisë. Përmbajtja: Garcinia, mollë, kanellë, centella, ekstrakte Mate, Ortosifon, Aronia
BARRETA SOSTITUTIVA DEL PASTO 15 copë x 60 g Barrette për të zëvendësuar vaktin ushqimor

Dieta

Dita juaj:

Mëngjesi

Konsumoni një tabletë të METABOLIC PLUS pas mëngjesit, për të përshpejtuar metabolizmin e ngadalësuar, arsyeja kryesore e shtimit në peshë.

Mes mëngjesit dhe drekës

Konsumoni një tabletë të ADIPAT PLUS, e cila ju ndihmon në reduktimin e përthithjes së yndyrnave dhe karbohidrateve, si dhe redukton ndjenjën e urisë.

Dreka

Konsumoni një BARRETA SOSTITUTIVA DEL PASTO. Veprimi I METABOLIC PLUS dhe ADIPAT PLUS ndihmohet dhe zgjatet përmes marrjes së Barreta-ve, të cilat kanë në përmbajtje kombinimin e vitaminave dhe mineraleve të rëndësishme për tu konsumuar gjatë një vakti, si dhe ndihmojnë në reduktimin e lodhjes falë pranisë së Maca-s dhe Damiana-s.

Pasdite

Në orët e para të pasdites, ju rekomandojmë të konsumoni 1 tabletë METABOLIC PLUS dhe një tablet ADIPAT PLUS, për të siguruar një metabolizëm të shpejtë edhe gjatë pjesës tjetër të ditës.

 

 

Regjimi ushqimor i rekomanduar

Mëngjesi

Zgjidhni një nga alternativat e mëposhtme:

  • Kafe ose çaj + 200 ml pije perimesh (soje, tërshëra, orizi) me 4 biskota amarante me një shtresë reçel + një frut sezonal
  • Kafe ose çaj + një lëng (2 portokall dhe 1 grejpfrut) + bukë hikërror me salmon dhe avokado ose proshutë dhe djathë me pak yndyrë.
  • Kafe ose çaj + 125 gr kos natyral me 2 lugë tërshërë të thekur + 3 Cioco-Mech Tisanoreica

Vakt i ndërmjetëm

Zgjidhni një nga alternativat e mëposhtme:

  • Bukë  hikërror / tërshërë dhe djathë të stazhonuar
  • Një frut sezonal
  • Fruta të thata (30/40 gr)
  • Një pije Tisanoreica (Bevanda)

Dreka

Zgjidhni një nga alternativat e mëposhtme:

  • Një Barretta + një lëng frutash dhe perimesh
  • Një Barretta + 1 frut sezonal
  • Një Barretta + 1 sallatë mikse

Mund ti kombinoni me 20 g fruta të thata.

 Darka

Zgjidhni një nga alternativat e mëposhtme:

  • Mishi pa yndyrë të dukshme (rreth 100 gr)
  • Peshk i pastruar  (rreth 150 gr)
  • Bishtajore (rreth 80 gr)
  • Djathë Tofu / tempeh (rreth 100 gr)
  • Qofte me quinoa (rreth 100 gr)
  • Vezë (deri në 4 në javë)
  • Pica me miell hikërror dhe perime (një herë në javë)

Në kombinim: perime të gatuara ose të papërpunuara dhe, sipas dëshirës:

  • Bukë me drithëra të përzier – amarant, tërshëra, hikërror (rreth 50 gr)
  • Patate (rreth 90 g, deri në 3 herë në javë)
  • Oriz (rreth 70 gr)
  • Meli (rreth 70 gr)

Personat që kanë intolerancë ndaj glutenit mund të zëvendësojë drithërat e listuara me bukë integrale ose makarona integrale.

 

 

 

keshilla

  • Pini të paktën 1 litër ujë në ditë.
  • Reduktoni përdorimin e kripës.
  • Kufizoni konsumimin e ushqimeve të rafinuara dhe me indeks glicemik të lartë.
  • Preferohet të konsumoni ushqime integrale të pasura me fibra.
  • Përdorni vaj ulliri ekstra të virgjër, vaj susami dhe vaj kërpi.
  • Preferohet të përdorni erëza dhe barishte aromatike.
  • Preferohen ushqime të pasura me hekur (spinaq, thjerrëza, molle, lajthi …) të spërkatura me lëng limoni.