Pershkrimi i produktit
Aminoacid esencial, per sistem imunitar dhe kardiovaskular të shëndetshëm, suporton sintezën e kolagjenit.
-Lizina është një aminoacid esencial që duhet të merret përmes dietës ushqimore ose përmes suplementeve. *Lizina është e nevojshme për prodhimin e të gjitha proteinave në trup, gjithashtu është e nevojshme për mirëmbajtjen e proteinave strukturore të kolagjenit dhe elastinës, të cilat formojnë indet lidhore të tilla si lëkura, tendina dhe kocka. *Lizina është gjithashtu një pararendëse e karnitinës, e cila është e nevojshme për metabolizmin e yndyrës dhe prodhimin e energjisë. *Përveç kësaj, lizina kontribuon për një sistem imunitar dhe sistem kardiovaskular të shëndetshëm.*