Intense Calming Cream

L3,000

Ka stok

In Stock

SKU: 11780

Find in Store

Pershkrimi i produktit

Krem me veprim 24 orë, për lëkurat sensitive që skuqen, i cili mbron dhe ushqen lëkuren gjatë ditës dhe ndihmon në rigjenerimin e saj gjatë natës. Kompleksi Skin Defence Complex forcon barrierat mbrojtëse të lëkurës, ndërsa bisabololi dhe alantoina reduktojnë tendosjen dhe kruajtjen e lëkurës, duke përmirësuar ndjeshëm gjendjen e lëkurës tuaj. Izomerati i sakaridit dhe acidi hialuronik sigurojnë hidratim të thellë të lëkurës përgjatë gjithë ditës.

 

perdorimi

Aplikoni kremin në fytyrë, qafë dhe dekolte, në mëngjes dhe në mbrëmje pas aplikimit të Intense Calming Serum.

Rekomandim:

Lëkurat sensitive janë të ndjeshme ndaj rrezeve të diellit, prandaj rekomandohet përdorimi i Face Guard Advanced para aplikimit të Intense Calming Cream, për mbrojtje optimale nga dielli.

perberesit

Skin Defence Complex+: Nje fito-kompleks shumë aktiv i krijuar nga vaji i farave të Blackcurrant (i pasur me omega-3, omega-6 dhe acide yndyrore, të cilat reduktojnë inflamacionin dhe riparojnë barrierat mbrojtëse të lëkurës), Platycodon grandiflorus (e pasur me fitosterole, konsiderohet një alternativë bimore e hidrokortizonit dhe redukton inflamacionin) dhe vaj luledielli ( i pasur me acide yndyrore esenciale, mbron dhe rindërton barrierën mbrojtëse të lëkurës, si dhe zvogëlon reaksionet alergjike).

Acidi hialuronik me vargje të shkurtër dhe të gjatë: hidraton intensivisht lëkurën dhe e mbron atë.

Gjalpi Shea: Ushqen lëkurën dhe mbështet funksionin barrierë të saj.

Isostearyl Isostearate: Një emolient me bazë bimore. Studimet klinike kanë treguar se ai integrohet në lipidet ndërqelizore dhe kështu forcon funksionin barrierë të lëkurës.

Skualene: E ngjashme me lipidet natyrale të lëkurës, parandalon dehidratimin dhe zbut lëkurën.

Sakaride Isomerate: Një kompleks karbohidrati identik me lëkurën, i cili siguron hidratim të zgjatur të lëkurës (72 orë).

alfa- Bisabolol: Qetëson irritimet e lëkurës dhe ka efekt anti-inflamator.

Alantoin: Qetëson lëkurën e irrituar dhe redukton skuqjen.

Vitamine E: Mbron qelizat nga dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira.

paketimi

50 ml.