Pershkrimi i produktit
Suplement ushqyes i cili ndihmon ne relaksimin e sistemit nervor dhe reduktimin e ankthit. Valeriana officinalis, e njohur si valeriana, eshte nje bime me origjine nga Azia dhe Europa, por rritet ne Amerike, Kine dhe vende te tjera. Eshte nje bime barishtore, shumevjecare e pasur me flavonoide, alkaloide dhe vajra esencial, te cilat e bejne ate te pershtatshme per tu perdorur ne fitoterapi per te ndihmuar ne relaksimin e sistemit nervor dhe reduktimin e ankthit. Emri “valerian” rrjedh nga folja Latine valere, qe do te thote “te jesh i forte”, ose “te jesh i shendetshem”. Kjo bime eshte perdorur qe ne kohet e lashta per te promovuar qetesine dhe nje gjume te rehatshem.