Pershkrimi i produktit
Vitamina B6 vepron si kofaktor në shumë reaksione enzimatike dhe është e nevojshme për metabolizmin e yndyrnave, karbohidrateve dhe proteinave.
Kjo vitaminë lehtëson konvertimin e aminoacideve dhe është e domosdoshme për sintezën e hemoglobinës, prodhimin dhe mirëfunksionimin e qelizave të kuqe të gjakut.
B6 ka rol të rëndësishëm në balancimin e metabolizmit të homocisteinës në organizëm. Homocisteina, si rezultat i ciklit të metioninës, njihet si e dëmshme për indet trupore, vecanërisht për strukturat vaskulare.
B6 është thelbësore dhe në mirëmbajtjen e shëndetshme të funksioneve nervore.