Pershkrimi i produktit
Co-Amlessa përshkruhet për trajtimin e tensionit të lartë të gjakut (hipertensionit).
Të tria substancat aktive ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut.
Pacientët që tashmë marrin perindopril, indapamid dhe amlodipinë si tableta të veçanta, mund të kalojnë në përdorimin e një tablete të vetme Co-Amlessa, e cila përmban të tria këto substanca aktive.
Kjo e bën trajtimin më të thjeshtë, pasi të tria substancat merren së bashku në një tabletë të vetme, sipas udhëzimit të mjekut.
Merret në farmaci vetëm me rekomandimin e mjekut.


