Pershkrimi i produktit
Co-Roswera përmban dy substanca aktive të ndryshme. Njëra prej tyre është rosuvastatina, e cila i përket grupit të barnave të quajtura statina, ndërsa substanca tjetër aktive është ezetimibi.
Co-Roswera ul nivelin e kolesterolit të përgjithshëm, kolesterolit të keq (kolesteroli LDL) dhe yndyrave të quajtura trigliceride në gjak. Përveç kësaj, ajo rrit nivelin e kolesterolit të mirë (kolesteroli HDL). Kolesteroli HDL shpesh quhet kolesterol i mirë, sepse ndihmon në parandalimin e grumbullimit të kolesterolit të keq në arterie dhe mbron nga sëmundjet e zemrës.
Co-Roswera vepron në dy mënyra për të ulur nivelin e kolesterolit në gjak: zvogëlon përthithjen e kolesterolit nga trakti tretës dhe ul sasinë e kolesterolit që prodhon vetë organizmi.
Co-Roswera përdoret te pacientët, nivelet e kolesterolit të të cilëve nuk mund të kontrollohen vetëm me dietë. Gjatë përdorimit të këtij ilaçi, duhet të vazhdoni dietën për uljen e kolesterolit.
Merret në farmaci vetëm me rekomanidmin e mjekut.


