VALTRICOM 5mg +160 mg+12.5 mg x 30 tb-Krka

In Stock

SKU: 0-10011

Find in Store

Pershkrimi i produktit

Valtricom tabletat përmbajnë tri substanca aktive, të cilat quhen amlodipinë, valsartan dhe hidroklorotiazid.

Të gjitha këto substanca ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut (hipertensionit).

– Amlodipina i përket grupit të substancave të quajtura „bllokues të kanaleve të kalciumit“. Amlodipina pengon hyrjen e kalciumit në murin e enëve të gjakut dhe, në këtë mënyrë, parandalon ngushtimin e tyre.

– Valsartani i përket grupit të substancave të quajtura „antagonistë të receptorëve të angiotenzinës II“. Angiotenzina II prodhohet në trup dhe shkakton ngushtimin e enëve të gjakut, duke rritur kështu tensionin arterial. Valsartani vepron duke bllokuar efektin e angiotenzinës II.

– Hidroklorotiazidi i përket grupit të substancave të quajtura „diuretikë tiazidikë“. Hidroklorotiazidi rrit sasinë e urinës që nxjerr trupi, gjë që ndihmon gjithashtu në uljen e tensionit arterial.