Pershkrimi i produktit
Krem dielli me spf 50+ për fytyrën me teksturë shumë të lehtë dhe jo-të yndyrshme. E bazuar në teknologjinë PRO-REPAIR 4D për mbrojtje në 4 dimensione. Siguron efekt mat, parandalon plakjen e lëkurës nga dielli (photo-ageing).
I testuar për të mos bllokuar poret (jo-komedogjenik). Rezistent ndaj ujit.
Për lëkurat e normale të ndjeshme dhe të kombinuar.
Filtra UVA dhe UVB fotostabilë. Pa OCTINOXATE, OXYBENZONE dhe OCTOCRYLENE.
Pa filtra nano.
Kompleksi NBCS, 50% nga UPCYCLING:
• NIACINAMIDE: një formë e Vitaminës B3, antioksiduese dhe mbrojtëse për qelizat dhe ADN-në e tyre.
• GLYCINE BETAINE: një biomolekulë që mbron qelizat nga stresi osmotik.
• CARNOSINE: një dipeptid fiziologjik që mbron qelizat nga radikalet e lira.
• SECHIUM EDULE: një ekstrakt bimor që mbron qelizat dhe ADN-në e tyre nga dëmtimi i radikaleve të lira.

