Pershkrimi i produktit
Përzierje enzimash të formuluara për të ndihmuar në tretjen e produkteve të qumështit. Intoleranca ndaj këtyre produkteve vjen si pasojë e paaftësisë për të tretur sheqerin e qumështit të njohur ndryshe si laktoza. Përvec kësaj, intoleranca është gjithashtu e lidhur me vështirsinë për të tretur proteinat dhe yndyrnat e këtyre produkte. Ky suplement përmban laktazë për tretjen e laktozës, proteazë dhe lipazë për tretjen e proteinave dhe yndyrnave të qumështit.