Pershkrimi i produktit
Serum fytyre me ekstrakt Havjari i pasur me aminoacide, lipide, vitamina dhe minerale. Hidraton intensivisht, rigjeneron dhe mbron lëkurën nga radikalet e lira. Rekomandohet të përdoret nga personat që kanë të nevojshme rigjenerimin e lëkurës dhe pas ekspozimit për një kohë të gjatë në diell. Mbron lëkurën nga ndotja. Ka efekt të lehtë lifting.
Efektet dhe karakteristikat:
- Mbrojtja UV – mbron nga efektet negative të rrezatimit UV
- Efekti kundër ndotjes – mbron nga ndikimi i dëmshëm i ndotjes së ajrit dhe mirëmban shkëlqimin e lëkurës
- Mbrojtja nga radikalet e lira
- Efekti lifting – zbut linjat e holla dhe rrudhat menjëherë
- Hidratues dhe ruajtës i lagështisë
- Rigjeneron funksione të rëndësishme si mikroqarkullimi, furnizimi me oksigjen dhe formimi i qelizave të reja duke furnizuar me elementë gjurmë dhe proteina
- Efekt aktivizues dhe vitalizues në lëkurën e lodhur dhe të plogët të cilës i mungon vitaliteti