Pershkrimi i produktit
Një formulë e veçantë e dizenjuar për të transportuar zinkun më lehtë në qeliza dhe për ta bërë më të përthithshëm.
Optimizuar për bio-disponueshmëri maksimale duke perdorur 4 forma të zinkut (Gluconate, Monomethionine, Picolinate, Bisglycinate) siguron që trupi juaj të marrë zinkun aty ku ka më shumë nevojë.
Ky kombinim mbështet imunitetin përfshirë sistemin skeletik, neurologjik dhe endokrin dhe promovon lekurë të shëndetshme.
Zinku është thelbësor për funksionimin normal të shumë organeve dhe sistemeve brenda trupit, përfshirë sistemin skeletor, imunitar, nervor dhe endokrin. Zinku është një mineral i nevojshëm për qindra reaksione enzimatike që lidhen me metabolizmin e proteinave dhe karbohidrateve, sintezën e RNA/DNA-së dhe sinjalizimin ndërqelizor.
Ai gjithashtu luan një rol kritik në aktivitetet e trupit për neutralizimin e radikalëve të lirë.


